Personi që u vra sot në Prishtinë është Albert Krasniqi

E publikuar: 27/01/2021 18:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një vrasje e rëndë ka ndodhur para pak minutash në rrugën “Ndue Përlleshi” në Prishtinë.

Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti për lajmi.net e ka konfirmuar se sot rreth orës 17:00 ka ndodhur një vrajse në rrugën “Ndue Përlleshi”, në Prishtinë.

Ajo tha se policia është në vendin e ngjarjes dhe po i merr të gjitha veprimet e nevojshme në hetimin e rrethanave.

Ahmeti ka bërë të ditur se është arrestuar personi i dyshuar dhe është konfirmuar një armë e përdorur në rast.

“Rreth orës 17:00 policia ka marrë informatën per nje vrasje te ndodhur ne rrugen ” Ndue Perlleshi” ne Prishtinë. Menjëhere pas marrjes se informates policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe po ndermerr te gjitha veprimet e nevojshme qe konsistojne ne hetimin e rrethanave qe karakterizojne ngjarjen. Nje person eshte arrestuar si dhe eshte konfiskuar nje arme qe dyshohet te jetë arma e perdorur ne rast. Aktualisht jemi ne fazen fillestare të ndërmarrjes se veprimeve hetimore dhe atyre të ekzaminimit te vendngjarjes ne funksion te ndriqimit te plote të ketij rasti​.”, tha Ahmeti për lajmi.net.