Persona të panjohur rrahin një polic në veri të Mitrovicës

E publikuar: 21/04/2018 10:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Predrag Vukosavljeviq-Pexha, polic i Kosovës është rrahur nga persona të panjohur dhe ndodhet në gjendje kritike në spitalin e veriut të Mitrovicës.

Siç bëjnë me dije burime të Kosovapressit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit të sotëm në kafiterinë “Dunjo Moha”, në veri të Mitrovicës.

Ende nuk dihen autorët e këtij sulmi, ndërkohë që policia po heton rastin./koha.net/