Përsëritet tragjedia në autostradën kroate: 11 të vdekur pas aksidentit të autobusit

E publikuar: 06/08/2022 10:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

11 persona kanë vdekur në një aksident trafiku që ka ndodhur rreth orës 05:40 në autostradën në drejtim të Zagrebit.

Sipas informacioneve të para nga policia e Varazhdinit, dyshohet se autobusi me targa polake ka dalë nga autostrada duke e shkaktuar kështu këtë aksident të rëndë.

Numrin e viktimave tashmë e ka konfirmuar edhe Ministria e Punëve të Brendshme, shkruan Dnevnik.

Kujtojmë se në fund të korrikut të vitit të kaluar një autobus i Kosovës doli nga rruga në afërsi të Slavonski Brodit duke lënë të vdekur 10 persona dhe 44 të tjerë të lënduar.