Përsëri kurdisje në Superligë, tifozët reagojnë pas ndeshjes Gjilani – Llapi

E publikuar: 17/04/2021 22:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Superliga e Kosovës në futboll sot solli dy superduele, shkruan Insporti.

Timonieri i Gjilanit, Ismet Munishi, sot mori humbjen e parë me ekipin që nga ardhja e tij në krye të gjilanasëve, dhe kjo humbje erdhi nga skuadra e Llapit, shkruan Insporti.

Në fund të kampionatit të Kosovës, gjithmonë nga tifozët ka mendime të atilla, rreth prapaskenave të mundshme për ndeshje të caktuara, dhe edhe takimi Gjilani – Llapi nuk mbeti pa u parë si i kurdisur. Kjo ndeshje sipas tifozëve gjilanas është e shitur.

Faqja zyrtare e klubit të Gjilanit është vërshuar nga komentet se ndeshja ishte e kurdisur.

“E paska shitë lojën Munishi”

“Oj federatë çeli sytë sa dallaveret janë tu t’u bo”

“Në qët lojë sot ka pasë dallavere” – këto ishin vetëm disa nga komentet e tifozëve në faqen zyrtare të ekipit të Gjilanit.

Ndryshe, edhe takimi i javës së kaluar mes Llapit dhe Dritës u komentua shumë rreth të njëjtës qështje, kurdisjes së ndeshjes. https://insporti.com/cfare-teatri-cfare-filma-pfff-prej-aeroplanit-po-shihet-qe-loje-e-shitur/embed/#?secret=5EIaH2eGhj

Me ketë humbje, Gjilani grumbullon 43 pikë, duke u pozicionuar në pozitën e katërt, teksa Llapi ka 36 pikë në vendin e pestë. /Insporti.com