Përplasjet Amerikë-Evropë, nga është e rreshtuar tash Kosova sipas bashkëpunëtores së Kurtit, Mimoza Kusari-Lilës

E publikuar: 07/03/2025 23:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në 4 javët e fundit, ShBA me Donald Trump në krye, i çoi mesazh Evropës që të mos llogarisin përgjithmonë në mbrojtjen prej saj, ndërsa evropianët folën për nevojën e pavarësisë në siguri dhe shprehën shqetësim për të ardhmen e NATO’s.

Derisa dallimet Amerikë-Evropë janë rritur javëve të fundit, sipas bashkëpunëtores së Kurtit, Mimoza Kusari-Lila, Kosova është pjesë e Evropës Kontinentale, ndërsa thekson se partneriteti strategjik me ShBA’të, ka qenë gjithmonë orientimi.

“Ne jemi pjesë e Evropës Kontinentale, përderisa në raport me SHBA’të, partneriteti strategjik ka qenë një shtyllë e orientimit tonë, fokusit dhe kultivimit të këtij raporti. Janë sfidat e veta, me administratën e re ato që po shihen botërisht, por që prapë për Kosovën ne mbetemi në vlerat dhe parimet poe njëjta strategjike”, tha Kusari-Lila për emisionin Expose të Radio Evropës së Lirë.