Përplasje në mes Abazit dhe LDK-së, akuza dhe ofendime

E publikuar: 29/06/2020 10:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përplasja mes Haki Abazit dhe Isa Mustafës ka vazhduar, por në të është përfshirë edhe shefi i kabinetit të Agim Veliut, Bajram Gecaj.

Ish zv-kryeministri i Kosovës, Haki Abazi është përplasur me LDK-në pasi Abazi akuzoi Isa Mustafën se duhet të intervistohet në prokurori për njohuritë që ka për vrasjen e Ahmetit Krasniqit dhe për fondin 3%.

“Isa Mustafa duhet të merret në pyetje nga prokuroria e shtetit për njohuritë që ka për vrasjen e Ahmet Krasniqit dhe gjithashtu për çështjen e fondit 3% që për herë të parë fondi shtetëror është kthyer në fond të UFORK”, ka shkruar AbazI të dielën në Facebook.

Më pastaj ka ardhur reagimi i ashpër nga kryetari LDK-së, Isa Mustafa ku e këshillon Abazin të shkojë tek doktori. E përplasja vazhdon edhe më tutje, pasi Abazi i reagon edhë njëherë Mustafës me shumë ofendime.

“Mjeksia është profesion fisnik, mjekët janë njerëz të dashur. Hajnia, tradhëtia e lojrat e ndyta janë profesion i të paftyrëve dhe gryksav që janë të lidhur me krimin. Pardon- asgjë personale”, ka vazhduar Abazi.

Por, në këtë përplasje është inkuadruar edhe shefi i kabinetit të ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj i cili ka thënë se Abazi është fajtori kryesor për tatëpjetën e Albin Kurtit

“Haki Abazi, kjo poçavër grindavece, është largë zotërimit të mjeshtërisë së “spin doctoring” (doktor dredhishë/tjerrjesh), pasi që kjo “mjeshtëri” kërkon pasjen e trurit, e të cilin Abazi ashiqare e ka me mungesë të konsiderueshme! Ai është padiskutim ndër më meritorët për tatëpjetën e LIDERIT SUPREM, Albin Kurti”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Kjo përplasje në mes Haki Abazit dhe LDK-së kishte ndodhur edhe në të kaluarë. Abazi ka qenë shumë i ashpër me LDK-së prej se u organizua mocion mosbesimi kundër Qeverisë Kurti. /Insajderi.com/