Përparim Rama i bën ftesë publike Albin Kurtit për debat

E publikuar: 11/10/2021 22:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati i LDK’së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama, e ka ftuar kryeministrin Albin Kurti për debat. Thotë se Kurti po merret me Prishtinën më shumë se Arben Vitia, kandidat i VV’së për kryetar të Prishtinës.

“Duhet të ketë debat. Unë e kam thënë prej fillimit. Duhet të kemi debat me kandidatë, duhet të jetë debati për idetë, programet, për të mirën e qytetarëve të Prishtinës, për të mirën e Prishtinës”, tha Rama në Rubikon të Klan Kosovës.

“Është e pakuptimtë mos me pasur debat për një gjë me rëndësi aq të madhe. Është joseriozitet, është nënçmim i qytetarit nëse nuk ndodh debati i gjithë kandidatëve. Duhet të ndodh, duhet ta bëjmë këtë”, shtoi Rama.

“Mundet me u bë edhe me z.Kurti sepse ai është duke u marrë me Prishtinën në vend të Arben Vitisë. Ai (Kurti) po merret më shumë”, theksoi Rama.