Përmirësohet situata në infektivë, lirohen disa reparte

E publikuar: 18/10/2021 12:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shërbimi Spitalor Klinik e Universitar i Kosovës, ka njoftuar se Klinika Infektive, është duke i’u kthyer normalitetit.

Sipas SHSKUK-së , pas përmirësimit të situatës janë liruar disa reparte, ku janë krijuar mundësi për pranimin e pacientëve me sëmundje tjera infektive, transmeton lajmi.net.

Momentalishtë, në Infektivë Infektivë janë të shtrirë 12 pacientë nga COVID-19, ku dy prej tyre janë në mjekim intensive.

Ndërsa në raportin e mëngjesit, thuhet se në trajtim janë gjithsej 34 pacientë me sëmundje infective.

Postimi i plotë:

“Klinika Infektive e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gradualisht po i rikthehet normalitetit.
Me përmirësimin e situatës, janë liruar disa reparte dhe janë krijuar mundësitë për pranimin edhe të pacientëve me sëmundje tjera infektive.
Kjo klinikë po shënon numrin më të vogël të pacientëve të hospitalizuar me COVID, që nga fillimi i valës së fundit të Pandemisë COVID 19.
Momentalisht, në këtë klinikë janë të shtrirë 12 pacientë nga COVID-19, 2 prej tyre në Mjekimin Intensiv. Ndërkaq, sipas raporti të mëngjesit, në trajtim janë gjithsej 34 pacientë me sëmundje infektive”.