Përmirësohet gjendja e Mikullovcit, pritet të udhëheq seancën konstituive

E publikuar: 03/08/2017 09:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjatë ditës së djeshme media të ndryshme kanë raportuar për gjendjen shëndetësore të deputetit më të vjetër të Legjislaturës së Gjashtë të Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci.

Sot kanë mbetur vetëm edhe disa minuta deri në fillim të seancë konstituive të Kuvendit të Kosovës e që pritet të udhëhiqet nga Mikullovci.

Siç mëson Indeksonline gjendja shëndetësore e Mikullovcit tashmë është përmirësuar dhe bëjë udhëheqjen e seancës.

Duhet përkujtuar që në seancën e sotme do të bëhet formimi i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve duke vazhduar më pas me betimin e 120 deputetëve të kësaj legjislature.

Pas betimit të deputetëve bëhet edhe zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës për Legjislaturën e Gjashtë të Parlamentit./Indeksonline/