Përmbytjet në Shanxi detyrojnë qindra persona të evakuohen

E publikuar: 11/10/2021 13:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se 120.000 njerëz janë evakuuar përkohësisht pasi reshjet e vazhdueshme të shiut shkaktuan përmbytje në provincën Shanxi të Kinës veriore, njofton “Xinhua”.

Përmbytjet kanë prekur rreth 1.76 milionë banorë nga 76 qarqe, qytete dhe rrethe, sipas departamentit krahinor të menaxhimit të emergjencës.

Rreth 190.000 hektarë prodhime u dëmtuan dhe më shumë se 17.000 shtëpi u shembën.
Departamentet e menaxhimit të emergjencës së niveleve të ndryshme kanë ndarë 4000 tenda, 3200 shtretër, veshje dhe shtresa.