Përkundër tërheqjes së paralajmëruar nga Rusia, vazhdojnë luftimet afër Kievit

E publikuar: 30/03/2022 20:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Luftime të ashpra po vazhdojnë në periferi të Kievit, pavarësisht raportimeve për tërheqje të trupave ruse nga kryeqyteti ukrainas.

Sipas ekipit të CNN, granatime të vazhdueshme janë dëgjuar në hyrje dhe dalje të qytetit Iripinit.

Sisteme të lëshimit të raketave u dëgjuan pranë pikës së fundit të kontrollit midis Kievit dhe Irpinit, ashtu siç ishin edhe të shtënat sporadike me armë të vogla.

Kujtojmë se gjatë ditëve të fundit është raportuar se Rusia do t’i largojë forcat e saja nga kryeqyteti ukrainas, Kievi.