Përjashtimi i avokatëve nga rastet gjyqësore pa të drejtë ankese, Ejupi e cilëson pengesë në punë

E publikuar: 10/12/2021 16:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës, Behar Ejupi, ka mbajtur konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.Me këtë rast ai tha se përjashtimi i avokatëve nga rastet gjyqësore pa të drejtë ankese po i penalizon shumë.Ejupi deklaroi se përjashtimi i avokatit Besnik Berisha në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt nga Deçani, është vendim i pabazuar.

“Në lidhje me këtë rast Gjykata ka sjellë dy vendime, vendimi i parë është me gjobë e dyti është me përjashtim te avokatit. Vendimi i parë nuk është trajtuar në Këshill asnjëherë por vetëm vendimi i dytë”.“Ne si Odë e Avokatëve kemi shprehur shqetësimet tona se tanimë kodi i procedurës penale ka kaluar në leximin e parë, ku avokati s’ka të drejtë ankimi pas përjashtimit”.

“Ne konsiderojmë se si Odë do të jemi gardianë, do t’i mbrojmë interesat e qytetarëve dhe do t’u mundësojmë të gjithë avokatëve të ushtrojnë profesionin pa pengesa”.“Nëse do të lejohet kjo praktikë që një avokat të përjashtohet e të mos mund të vë ankesë, do jetë shumë e dëmshme, se në një mënyrë mund të ndalojë ushtrimin e profesionit”, shtoi ai.

“Avokati mbrojtës i Shaban Gogajt, që dyshohet se e ka vrarë Tetajn, është përjashtuar nga Gjykata pasi i njëjti i ishte drejtuar trupit gjykues me fjalët “paragjykues të çështjes penale”.