Përgjimi i Merkelit nga Amerika, reagon Gjermania

E publikuar: 31/05/2021 14:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier dhe një zëdhënës i Angela Merkel kanë thënë se ata nuk ishin në dijeni të përfshirjes daneze deri në raportin e “Danmarks Radio”, i cili u nda me media të tjera evropiane gjatë fundjavës.

Agjencia e Sigurisë Kombëtarë të SHBA-së (NSA) thuhet të ketë hyrë në mesazhet me tekst dhe bisedat telefonike të një numri individësh të shquar duke përgjuar kabllot daneze të internetit në bashkëpunim me Shërbimin Sekret të Danimarkës, raporton AP.

Përgjimet e pretenduar, thuhet në raport se ishte koduar “Operacioni Dunhammer”, lejoi NSA të merrte të dhëna duke përdorur numrat e telefonit të politikanëve si parametra kërkimi, sipas “Danmarks Radio”.