Përgatitet padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

20.04.2021 17:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Përgatitet padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë

Oda e Mjekëve të Kosovës po përgatit padi ndaj Ministrisë së Shëndetësisë për mospagimin e shtesave në paga për të gjithë punëtorët shëndetësorë, ashtu siç ishte premtuar.

Nga kjo Odë kanë treguar se janë rreth 400 punëtorë shëndetësorë që kanë punuar gjatë pandemisë por që nuk kanë marrë shtesa.Ministria e Shëndetësisë pritet të paditet nga Oda e Mjekëve të Kosovës për shkak të mospagimit të shtesave për punëtorët shëndetësorë të cilët janë angazhuar gjatë pandemisë.

Nga kjo Odë kanë treguar për Express se janë rreth 400 punëtorë shëndetësorë që kanë sjell nënshkrimet e tyre për padi, për shkak se nuk janë paguar shtesë për punën që kanë bërë, përkundër vendimit të marrë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Odës së Mjekëve, Pleurat Sejdiu, ka thënë për Express se ata i kanë shkruajtur Ministrisë së Shëndetësisë në lidhje me kërkesën e tyre, dhe se janë duke përgatitur padi ndaj kësaj ministrie.“Është një grup i mjekëve, qoftë të projektit të Caritas’it, qoftë specializantë të cilët kanë punuar gjatë kohës së pandemisë që nuk kanë marrë shtesa.

Ne jemi duke e përgatitur padinë ndaj ministrisë për mospagesën e shtesave për COVID-19, pasi që me vendim të qeverisë nuk përjashtohet asnjë mjek nga këto shtesa. Një pjesë e mirë e specializantëve, rreth 400 me nënshkrime individuale, me fakte që kanë sjell, kanë autorizuar Odën që të procedohet përmes gjykatës për implementin e këtij ligji.

Ne i kemi shkruajtur ministrisë disa shkresa që të respektohet vendimi i qeverisë”, ka thënë ai.Sejdiu ka thënë se janë në pritje të pnjë përgjigjeje nga Ministria e Shëndetësisë, dhe se nëse kërkesa e tyre nuk realizohet, ata do ta procedojnë padinë.“Ne i kemi shkruajtur Ministrisë së Shëndetësisë dhe kemi kërkuar që në mënyrë institucionsale të rregullohet kjo.

Ne jemi në pritje të nje përgjigjë. Unë kam marr informata që kabineti i ministrit ka dhënë urdhër që të shqyrtohet kjo. Nëse ministria zbaton këtë vendim, ne do të ndërprejmë padinë, nëse kërkesa jonë nuk procedohet, ne do ta procedojmë padinë në gjykata brenda dy jave”, ka thënë ai.

Tutje Sejdiu ka treguar se ata kërkojnë që punëtorët shëndetësorë të marrin edhe shtesat që nuk ju janë dhënë që nga dita kur është marrë vendimi i Qeverisë për to.Ai ka thënë se pasi buxheti është aprovuar, Ministria e Shëndetësisë do ta ketë shumë të vështirë pagimin e këtyre shtesave, andaj sipas tij, vendimi më i mirë është të shkohet përmes proceduarave ligjore.

“Do të jetë shumë e vështirë për këtë strukturë të paguaj, për shkak se është aprovuar një buxhet. Unë mendoj që e vetmja mënyrë legjitime e MSH është që të shkohet përmes procedurave ligjore dhe ata e kanë një bazë ligjore për t’i paguar”, ka theksuar ai.

Në lidhje me pagesat shtesë për të gjithë punëtorët shëndetësorë, dhe përgatitjen e padisë nga ana e Odës së Mjekëve, nuk janë përgjigjur nga Ministria e Shëndetësisë.

Kujtojmë që më 10 gusht të vitit të kaluar, ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj kishte bërë të ditur se deri në përfundim të pandemisë, punonjësve shëndetësorë do të ju paguhen shtesa deri në 300 euro në muaj, bazuar në kategorizimin e bërë sipas rrezikshmërisë së drejtpërdrejtë nga virusi Covid-19.

Kërkesë e cila gjeti mbeshtetjen dhe mirëkuptimin e Kryeministrit.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Mustafa: Si LDK nuk kemi koment negativ për deklaratat e Gërvalles

Mustafa: Si LDK nuk kemi koment negativ për deklaratat e Gërvalles

LDK e konsideron të ndërlikuar çështjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid

LDK e konsideron të ndërlikuar çështjen e padisë ndaj Serbisë për gjenocid

Hisen Berisha: Kadri Veseli e ka takuar shumë shpesh Rugovën në rezidencën e tij në Velani

Hisen Berisha: Kadri Veseli e ka takuar shumë shpesh Rugovën në rezidencën e tij në Velani

Milanoviq ironizon me Serbinë e zemëruar

Milanoviq ironizon me Serbinë e zemëruar

Raporti i ShBA-së: Kosova ka nevojë për një Ligj të ndryshuar për lirinë fetare

Raporti i ShBA-së: Kosova ka nevojë për një Ligj të ndryshuar për lirinë fetare

Glauk Konjufca thërret seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Glauk Konjufca thërret seancë të jashtëzakonshme në Kuvend

Subvencionimi i pagave nga shteti: Ekzekutohen pagesat e para nga ministria e Financave

Subvencionimi i pagave nga shteti: Ekzekutohen pagesat e para nga ministria e Financave

Kurti e Konjufca nderojnë heroin Agron Rrahmani në 23-vjetorin e vrasjes

Kurti e Konjufca nderojnë heroin Agron Rrahmani në 23-vjetorin e vrasjes

Tabela me qëllim shumë fisnik, por shkaku i erës rrezikon qytetarët

Tabela me qëllim shumë fisnik, por shkaku i erës rrezikon qytetarët

Për Mevmedin nuk ka ndihmë nga shteti

Për Mevmedin nuk ka ndihmë nga shteti

Tahiri i AAK-së për programin qeverisës të Kurtit: Nuk u përgjigjet pritjeve të qytetarëve

Tahiri i AAK-së për programin qeverisës të Kurtit: Nuk u përgjigjet pritjeve të qytetarëve

Kurti: Rritja e buxhetit për FSK-në do të jetë prioritet edhe në vitet e ardhshme

Kurti: Rritja e buxhetit për FSK-në do të jetë prioritet edhe në vitet e ardhshme

Ekspertët e pavarur të OBSh-së: Pandemia Covid-19 mund të ishte shmangur

Ekspertët e pavarur të OBSh-së: Pandemia Covid-19 mund të ishte shmangur

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e AKI-së, flasin për koordinim të ngushtë ndërinstitucional

Ministri Mehaj priti në takim drejtorin e AKI-së, flasin për koordinim të ngushtë ndërinstitucional

​Abdixhiku takohet me ambasadorin Rohde, përmend liberalizimin e vizave

​Abdixhiku takohet me ambasadorin Rohde, përmend liberalizimin e vizave

Republika Sërpska nuk i tërheq dekoratat për kriminelët e luftës

Republika Sërpska nuk i tërheq dekoratat për kriminelët e luftës