Përfundon takimi Biden-Putin pas tre orësh bisedime

E publikuar: 16/06/2021 17:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar Samiti Biden-Putin në Gjenevë të Zvicrës, pas rreth tre orësh bisedimesh midis presidentëve të SHBA-së dhe Rusisë.Takimi i zgjeruar dypalësh, në të cilin morën pjesë disa nga ndihmësit e presidentëve, përfundoi pas pak më shumë se një ore.

Seanca e parë e vogël e bisedimeve zgjati rreth një orë e gjysmë, shkruan The Guardianm.Shtëpia e Bardhë kishte thënë fillimisht se bisedimet do të zgjasnin midis katër deri në pesë orë, kështu që samiti ishte në të vërtetë më i shkurtër sesa ajo që priste ekipi i Biden.

Biden dhe Putin tani do të mbajnë konferenca të veçanta për shtyp për të marrë pyetje në lidhje me samitin.Para fillimit të takimit u raportua për incident ku Sipas gazetarëve në vendin e ngjarjeve, agjentët rusë të sigurisë u kanë bërtitur gazetarëve që të dalin jashtë, kurse zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë “ua kanë kthyer bërtitjen agjentëve rusë të sigurisë që të mos i prekin gazetarët”.

Skena më pas u shndërrua në tollovi që zgjati disa minuta brenda dhomës së takimit. Gazetarët amerikanë thanë se sigurimi dhe gazetarët rusë i kapën ata për krahëve e rrobave në përpjekje për t’i mbajtur prapa. Gazetarët amerikanë u munduan që ta hapnin rrugën për vete dhe një reporter amerikan u rrëzua në dysheme.