Përfundon mbledhja e Komisionit, Gola ka një propozim për grevën në arsim

E publikuar: 23/09/2022 13:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka përfunduar pa arritur ndonjë marrëveshje për ndërprerjen e grevës në arsim takimi mes përfaqësuesve të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit (SBASHK) dhe dy ministrive të Qeverisë së Kosovës, Ministrisë së Arsimit dhe Financave, raporton Eonomia Online.

Kryetari i këtij Komisioni, Ardian Gola i dha një propozim përfaqësuesve të SBAShK-ut.

Gola tha se mund të përdorë metodën e mos vënies së notave, si formë presioni sindikal nga qeverisë.

“Është e vërtetë që është problem ta gjejmë një zgjidhje. Argumenti shkencor i profesorit Kokaj është jetik. A kishim mundur për në vend të fëmijëve me i marr notat, dhe me bo si presion sindikal”.

“Mos me vendos nota, mos me formalizuar dijen e cila transmetohet tek fëmijët, deri në momentin që do të bëhet një zgjidhje. Jam shumë i sigurt që zgjidhje në këtë forum në këtë masë të njerëzve është problem me gjet zgjidhje”.