Përfundon gara në sllallomin e madh, Albin Tahiri përfundoi i 56-ti

E publikuar: 18/02/2018 09:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Skitari kosovar, Albin Tahiri ka përfunduar edhe garën e sllallomit të madh në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018
Tahiri nëmësin e 110 garuesve ka përfunduar në vendin e 56-të, duke përfunduar garën për kohën 2:37.47 sekonda pas dy lëshimeve.

Në lëshimin e parë ishte i 65-ti me kohë 1:19.49 sekonda.

Medaljen e artë e fitoi austriaku Marcel Hirscher 2:18.04 sekonda, i dyti ishte Henrik Kristofferssen i Norvegjisë 2:19.31, ndërsa e bronzta shkoi për francezin Alexis Pintorault 2:19.35.

Gara e fundit për Albinin në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018 do të jetë sllallomi. /Express/