Përfundimi i numërimit të votave, Cakolli tregon se sa do të jetë numri i deputetëve për secilën parti

E publikuar: 04/03/2025 19:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Eugen Cakolli nga KDI ka paraqitur ndarjen e mandateve për partitë politike pas përfundimit të numërimit të të gjitha votave të rregullta.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka përfunduar procesi i numërimit të votave, ndërsa nesër do të përmbyllet edhe numërimi i votave me kusht.

Pas përfundimit të numërimit, Cakolli ka thënë se votat me kusht nuk mund të ndryshojnë ndarjen e mandateve.

Sipas Cakollit mundësia e vetme për të ndryshuar mandatet është nëse LDK-ja merr 20% të votave me kusht, e që sipas tij është zor e arritshme.

Sipas Cakollit ndarja e mandateve do të jetë: LVV – 48 mandate, PDK – 24 mandate, LDK – 20 mandate AAK – 8 mandate.