Përfitimet nga bashkëpunimi ekonomik,efekt të ndjeshëm pozitiv nga konsumatorët

E publikuar: 07/07/2022 12:30
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në videotelefonatën ndërmjet zëvendëskryeministrit kinez Liu He dhe sekretares amerikane të Thesarit Janet Yellen.

pati një shkëmbim pikëpamjesh për tema të tilla si situata makroekonomike dhe zinxhirët globalë industrialë e të furnizimit. Në një konferencê shtypi pas këtij komunikimi ,zëdhënësi i diplomacisë kineze Zhao Lijian

Zhao kundërshtoi akuzën ndaj Kinës për “praktika ekonomike jotregtare”, duke thënë se “fjalët e ShBA-së nuk përputhen me faktet”.

Më shumë se 40 vjetët e fundit kanë dëshmuar suksesin e ekonomisë kineze, të politikës së Reformës e Hapjes të Kinës dhe të ndërthurjes së tregut me rolin e qeverisë, tha Zhao, duke shtuar se kjo është “një përvojë e vlefshme” e zhvillimit ekonomik të Kinës.

Reforma dhe Hapja e Kinës jo vetëm që sjellin përfitime për zhvillimin ekonomik të vendit, por gjithashtu japin një ndihmesë kyçe për zhvillimin e ekonomisë botërore, shtoi ai.

Lidhur me tarifat shtesë që ShBA-ja vendosi ndaj Kinës, zëdhënësi kërkoi heqjen e tyre për të mirën e të dy vendeve dhe botës.

Heqja e tarifave për mallrat e importuara kineze do të ulë me 1 për qind inflacionin në ShBA, tha Zhao, duke cituar një vlerësim të instituteve amerikane të studimit të politikave.

Inflacioni në ShBA ka arritur nivelin më të lartë në 40 vjet për shkak të çmimeve të larta të ushqimeve dhe energjisë. Banka qendrore e vendit, Rezerva Federale, ka vepruar në mënyrë agresive për rritjen e normave të interesit për të ulur çmimet, duke shkaktuar shqetësime për një recesion të mundshëm.