Përfaqësues nga Oda e Afarizmit takohen me Albin Kurtin

E publikuar: 30/06/2020 09:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Oda e Aferizmit Kosovar është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin për të diskutuar tema të rëndësishme rreth afarizmit.

OAK kërkon përkrahje nga partitë politike në Kuvend për tejkalimin e krizës

Oda e Afarizmit Kosovar është takuar me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje dhe bashkëpunëtorëve e tij.

Në këtë takim u diskutua për Mundësitë për përkrahje lidhur me problemet e bizneseve, finalizimi i pakos e rimëkëmbjes, ofrimi i përkrahjes në ndryshim plotësimin e ligjeve të cilat janë aktualisht në proces, krijimi i ofertave për investitorët, krijimi i arkës patriot, ofertat strategjike në bujqësi, mbrojtja dhe orientimi i bizneseve, ligji për investime strategjike, iniciimi i sigurimeve shëndetësore dhe sigurimit në punë.

Gjatë këtij takimi Oda e Afarizmit Kosovar theksoi emergjencën e finalizimit sa më shpejt të pakos së Rimëkëmbjes Ekonomike në mënyrë që bizneset të kenë mundësi që të mbijetojnë, mbajnë në punë punëtorët dhe sigurimin e kapitalit për ruajtje të likuiditetit. Theks i veçantë iu kushtua rëndësisë së finalizimit sa më parë të Ligjit të Punës dhe Pushimit të Lehonisë duke u cilësuar dy nga ligjet esenciale të zhvillimit të vendit, si rezultat i të cilëve kemi një numër shumë të ulët të të punësuarve, largimin e fuqisë punëtore në vendet e BE-së për një jetë dhe mirëqenie më të mirë. Gjithashtu Ligji për Tregti të Brendshme është më se i nevojshëm duke rregulluar tregun në bazë të nevojave dhe analizave dhe njëkohëssiht duke mbrojtur dhe orientuar bizneset u tha nga përfaqësuesit e OAK-së në takim me Albin Kurtin.