Perez: Disa veçse janë tifozë të Realit, ndërsa të tjerët se kanë kuptuar akoma

E publikuar: 11/08/2017 10:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

 

Florentino Perez ka dhënë një deklaratë interesante rreth tifozëve të Real Madridit, pasi mendon se të gjithë janë tifozë me skuadrën e tij.

Presidenti legjendar i Real Madridit, Perez, ka folur gjerë e gjatë në një intervistë për FOX Sport, ku është ndalur të flas edhe për tifozët madrilen.

Sipas Perezit, tifozët e Mbretërve janë shumë nëpër botë dhe asnjë skuadër nuk ka më shumë përkrahës sesa Reali, ndërsa për të tjerët mendon që akoma nuk e kanë kuptuar se janë tifozë me ekipin e tij.

“Ata që na duan janë shumë. Nuk ka ndonjë fenomen tjetër sikurse ne që ka më shumë ndjekës në rrjetet sociale. Në çdo vend që shkojmë ndjejmë dashuri”, ka thënë fillimisht Perez për FOX Sport.
“Mirë, jo të gjithë janë tifozë të Real Madridit. Por, unë jam prej atyre që them, dhe kjo është një shaka, që pothuajse të gjithë janë tifozë të Real Madridit. Sepse disa veçse i dimë që janë të Real Madridit, ndërsa disa të tjerë akoma nuk e kanë kuptuar se janë”.

“Është e vërtetë që disa nuk mund të jetojnë pa e kritikuar Real Madridin, mënyrë e cila është po ashtu një afrim me madridizmin sepse madridizmi është diçka universale”, përfundoi presidenti i klubit mbretëror. /Telegrafi/