Për një ditë Policia sekuestron 3 armë pa leje

E publikuar: 26/05/2022 09:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot, Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se brenda një dite ka sekuestruar tri armë pa leje.
Rastet kanë ndodhur në Ferizaj, Skenderaj dhe Vushrri
, raporton infosot.com

Rastit në Ferizaj, personit 39 vjecar iu është gjetur edhe një sasi e narkotikëve.

Njoftimet e plota:

  1. Policia Rajonale e Ferizajt, pas një pune hetimore dhe operative në terren, mbrëmë rreth orës 18:45, në rrugën ‘’28 Nëntori’’ në Ferizaj, ka ndaluar një automjet të udhëtarëve i markës BMË me targa shqiptare.
    Gjatë kontrollimit të personave dhe automjetit, tek njëri person me inicialet K.E ( M/K) i moshës 39 vjeçar, është gjetur një armë zjarri, pistoletë me një karikator dhe 7 fishek , ndërsa janë gjetur edhe sasi e substancave narkotike të llojit marihuanë, një qese e vogël, një cigare e mbushur dhe një pako e letrave ( rizlla), ndërsa si provë materiale arma dhe substanca e narkotikëve janë sekuestruar.I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj dhe pasi është intervistuar nga policët hetues, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Ferizajt është dërguar në mbajtje për 48 orë , për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar ‘’Posedim i paautorizuar i narkotikeve , substancave psikotrope ose analoge & Mbajtje në pronësi , kontroll, ose posedim i paautorizuar i armës’.
  2. Si rezultat i veprimeve operative dhe hetimore, njësitet policore në Skenderaj dhe Vushtrri, në 24 orët e fundit, në dy raste të ndryshme kanë sekuestruar dy armë zjarri.Sekuestrimi i një arme pushkë automatike është realizuar në fshatin Llaushë të Skenderajt, pasi i dyshuari kohë më parë në rrjete sociale kishe ekspozuar armën, për të cilën nuk posedonte leje për armëmbajtje.
  3. Ndërs sekuestrimi i armës të llojit pistoletë me 12 fishek, është realizuar në Vushtrri, në kohën kurë njësia policore gjatë kontrollit të detajuar në veturën e të dyshuarit ka gjetur dhe sekuestruar një armë të llojit pistoletë me 12 fishek, për të cilën i dyshuari nuk posedonte leje.Ndaj dy të dyshuarve janë iniciuar raste për veprat penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës”.