Për Mevmedin nuk ka ndihmë nga shteti

12.05.2021 17:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Për Mevmedin nuk ka ndihmë nga shteti

Për Mevmed Xhemailoskin, pronarin e fabrikës “Podgorka”, ka qenë e pamundur që të aplikojë për ndihmën që ka ndarë shteti i Maqedonisë së Veriut, për kompanitë e prekura nga pandemia e koronavirusit.

Xhemailoski, fabrika e së cilit gjendet në Strugë dhe merret me paketimin e mishit dhe prodhimit të tij, tregon se ai nuk arriti që të aplikonte për ndihmë shtetërore, pasi nuk përmbushi kriteret.

Me qëllim që të përfitonte nga njëra nga gjashtë pakot e ndihmave që ka ndarë Qeveria maqedonase, biznesi i Mevmedit do të duhej të kishte humbje mbi 30 për qind.

Mevmed Xhemailoski.

Mevmed Xhemailoski.

“Ne nuk kemi aplikuar për masat e qeverisë pasi duhej të kishim ulje të prodhimit apo humbje në masën e mbi 30 për qind. Sikur të kishim mundësinë, ne gjithsesi se do të aplikonim. Kushtet duhej të ishim pak më liberale që të mundësohej që të gjitha kompanitë të aplikonin për ndihmë. Ne kemi pasur humbje, por unë kam arritur që të mos u ngelem borxh punëtorëve. Kam shlyer pagat e 61 punëtorëve, por me fondet rezervë. Pra, gjatë kësaj periudhe kemi punuar me shumë humbje, ndërsa gjendjen e ka rënduar edhe kredia që morëm në vlerë prej mbi 7 milionë euro për zgjerimin e kapacitetit të fabrikës tonë”, thotë për Radion Evropa e Lirë, Mevmed Xhemailoski.

Ai pret që të normalizohet situata me pandeminë, në mënyrë që edhe biznesi i tij t’i kthehet normalitetit.

“Ishte një periudhë e vështirë për të gjithë, kishte kufizime në punë, në lëvizjen e qytetarëve dhe gjithë këto na shkaktuan vështirësi në bërjen e biznesit. Por, mbi të gjithë duhet të jemi falënderues se e mbijetuam më të keqen, jemi mirë me shëndet dhe shpresojmë të kthemi në gjendjen normale. Shpresojmë të kemi lehtësira pasi kemi ambicie të mëdha, planifikojmë të zgjerojmë biznesin me Shqipërinë, Kosovën, Malin e Zi, por këto synime mund t’i arrijmë vetëm nëse kthehemi në gjendje normale”, thotë Mevmed Xhemailoski.

Sipas të dhënave zyrtare, për shkak të krizës ekonomike të shkaktuar nga pandemia COVID-19, rreth 40 mijë persona në Maqedoninë e Veriut kanë mbetur pa punë dhe janë mbyllur rreth 6 mijë biznese.

Që prej marsit të vitit 2020, kur u paraqitën rastet e para me koronavirus në Maqedoninë e Veriut, autoritetet kanë miratuar gjashtë pako të ndihmës ekonomike në vlerë prej mbi një miliard euro. Këto mjete janë dedikuar për ndihmë të kompanive dhe kategorive më të rrezikuara për qytetarët.

Por, nuk është vetëm Mevmed Xhemailoski që kërkon që qeveria të zbusë kriteret në mënyrë që të gjitha kompanitë të mund të përfitojnë nga ndihma e shtetit. Për procedurat e ndërlikura për aplikim për këtë ndihmë, shqetësimin e ka ngritur edhe Oda e Pavarur e Gastronomëve.

“Konsiderojmë se është padrejtësi e madhe nëse shteti, qeveri apo ndonjë ministër mendon se me vendim mundet që ndihmë t’i jepet vetëm ndonjë subjekti afarist, ndërsa të tjerëve jo. Qeveria me një vendim mbylli të gjitha objektet e gastronomisë dhe me një vendim tjetër nuk guxon që ndihmë apo mbështetje financiare të sigurojë vetëm për disa prej tyre, vetëm sepse legjislacioni parasheh kritere të ndryshme. Kërkojmë nga qeveria që të ketë qasje të njëjtë për të gjitha bizneset që të mund të marrin ndihmë, për të mbuluar sado pak humbjet e mëdha që kanë pësuar nga masat shtrënguese për mbrojtje nga pandemia”, ka deklaruar Zdravko Josifovski, kryetar i Odës së Pavarur të Gastronomëve.

Qeveria e Maqedonisë, të mërkurën doli me një njoftim të ri për kompanitë, duke iu bërë thirrje që të aplikojnë për një ndihmë të shtetërore në vlerë prej 17.8 milionë eurosh. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka thënë se masa do të përfshijë të gjitha bizneset e sektorëve më të goditur nga masat shtrënguese. Sipas tij, bëhet fjalë për rreth 10 mijë kompani me mbi 60 mijë të punësuar.

Komentet

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vdes ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu

Vdes ish-drejtori i Spitalit të Gjilanit, Nysret Hajrullahu

Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Gjobitet zyrtari policor që tejkaloi në vijë të plotë në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Norvegjia ia dhuron Kosovës 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Norvegjia ia dhuron Kosovës 180 mijë doza të vaksinës AstraZeneca

Cakaj thotë se nuk është dhe nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë

Cakaj thotë se nuk është dhe nuk synon të bëhet pjesë e asnjë partie politike në Kosovë

Valon Syla: Po kërkohet ndërrimi i shefave të RTK-së, ka nisur fushata

Valon Syla: Po kërkohet ndërrimi i shefave të RTK-së, ka nisur fushata

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

Gjinovci për heqjen e polisës: Qeverisë Kurti i shtohet edhe një minus, për dy vite me këso zgjidhje bëjnë minusa sa PDK’ja

Gjinovci për heqjen e polisës: Qeverisë Kurti i shtohet edhe një minus, për dy vite me këso zgjidhje bëjnë minusa sa PDK’ja

Bashkimi Evropian nuk hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Bashkimi Evropian nuk hap negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Sofja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit

Sofja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit

Kurti para ministrit Italian: Njohja e Kosovës nga Serbia e domosdoshme, s’do të ketë përsëritje të tragjedive

Kurti para ministrit Italian: Njohja e Kosovës nga Serbia e domosdoshme, s’do të ketë përsëritje të tragjedive

Konjufca: Kosova përherë mirënjohëse ndaj kontributit të Italisë

Konjufca: Kosova përherë mirënjohëse ndaj kontributit të Italisë

Serbia po pretendon se ofroi vaksina për krejt shqiptarët në Kosovë

Serbia po pretendon se ofroi vaksina për krejt shqiptarët në Kosovë

Japonia i dhuron Kosovës pajisje mjekësore në vlerë 810 mijë euro

Japonia i dhuron Kosovës pajisje mjekësore në vlerë 810 mijë euro

Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu me Serbinë

Ministri i Jashtëm i Italisë: Kosova nuk duhet të ketë frikë nga dialogu me Serbinë

Deputetja e VV-së përshkruan situatën në Samitin në Turqi: Serbia pati fjalë fyese, shtetet e rajonit nuk i duartrokitën

Deputetja e VV-së përshkruan situatën në Samitin në Turqi: Serbia pati fjalë fyese, shtetet e rajonit nuk i duartrokitën

FMN: Vaksinimi dhe diaspora mund ta rrisin ekonominë 5-6 për qind në Kosovë

FMN: Vaksinimi dhe diaspora mund ta rrisin ekonominë 5-6 për qind në Kosovë