Për faqe të zezë”, Blerim Latifi e krahason shujtën që po u shërbehet policëve të Speciales me kohën e luftës

E publikuar: 21/09/2021 15:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Policia njesia spec

Filozofi Blerim Latifi ka reaguar për shujtën që po iu shërbehet pjesëtarëve të Njësisë Speciale të Kosovës, që po e mbajnë rendin në veri, raporton Express.

Ai e ka krahasuar këtë shujtë me kohën e luftës, duke thënë se është e turpshme që ushtarët më të mirë të Kosovës që po mbrojnë kufirin në veri të ushqehen “për faqe të zezë”.

Latifi ka treguar edhe për ushqimin që iu shërbehej në qendrën e grumbullimit të ushtarëve të UÇK’së në Kukës.

“”Bukë, argetë dhe një jogurt”, kjo qenka menuja ushqimore për pjesëtarët e Njësisë Speciale në veri. Nuk po dallojka shumë nga ajo e kohës së luftës. Më kujtohet se si në qendrën e grumbullimit të ushtarëve të UÇK-së në Kukës, në mëngjes dhe në darkë, na jepnin nga një qepë, një gjysmë buke dhe një gotë me çaj. Aty ishte një gjerman shtatlartë, i cili protestonte në gjermanisht ndaj asaj diete tmerrësisht të varfër. Atëherë ishte kohë lufte dhe justifikohej ushqimi i keq, por sot është e turpshme që policët më të mirë të Kosovës që po mbrojnë kufirin në veri të ushqehen për faqe të zezë”, ka shkruar Latifi.