Pensionistët duan ndryshim të politikave pas 17 tetorit!

E publikuar: 22/09/2021 16:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Alban Hyseni

Sot takuam disa pensionistë, të cilët na treguan për problemet e shumta. Ata thanë që populli me 14 shkurt ka votuar për ndryshimin e mënyrës së të bërit politikë, si dhe ndryshimin e raporteve mes qytetarëve dhe njerëzve të veshur me petkun e pushtetit.

Kryetari Alban Hyseni, bashkë me kandidatët për asamble Ismajl Kurteshi, Bejtullah Osmani e Nuhi Duraku, u zotuan se Lëvizja VETËVENDOSJE! do e ndryshoj qasjen ndaj këtij komuniteti. Bashkarisht mundemi dhe do të dakordohemi për krijimin e hapësirave të nevojshme për pensionistët, që ta kalojnë kohën e lirë në mënyrë sa më të mirë.

Të gjitha komunitetet pa dallim, në përkrahje të ndryshimit të 17 tetorit!