
Në raportin 24-orësh, Policia e Kosovës ka raportuar se në Voksh të Pejës është arrestuar vozitësi i kamionit të një kompanie për grumbullimin e mbeturinave, pasi që i njejti kishte goditur viktimën mashkull nga prapa.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Voksh, Pejë. 27.09.2023 – 10:40. Është arrestuar vozitësi i kamionit të një kompanie për grumbullimin e mbeturinave i dyshuari kosovar, pasi që gjatë lëvizjes me kamion prapa ka goditur viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.”