Peci u reagon Fahrije Hotit dhe avokatëve që e akuzuan sot për shpifje e pretendime të rreme

E publikuar: 23/11/2024 20:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci u ka reaguar Fahrije Hotit dhe dy avokatëve të saj që e akuzuan sot për shpifje e pretendime të rreme.

Peci përmes një postimi në Facebook ka publikuar dokumentin ku shkruan se në vitin 2019, kompanisë që drejton Fahrije Hoti i është refuzuar aplikimi për grant.

“Siç edhe e kam paralajmëruar, ja dëshmia që në vitin 2019, në kohën e koalicionit PAN dhe Qeverisë Haradinaj, i refuzohet aplikimi për grant Kooperativës Bujqësore “KRUSHA”.
Edhe në vitin 2019 kemi pasur media të lira, por që asnjëherë ky refuzim ska përbërë lajm! E qe besa as deputeten Time Kadrijaj nuk e kemi parë të protestojë në Kuvend”, shkroi Peci.

Theksojmë se sot, Fahrije Hoti që drejton këtë biznes i ka quajtur shpifje deklarimet e ministrit Peci dhe ka thënë se po bëhet përpjekje për politizim të kësaj çështje.

Ajo nën shoqërimin e dy avokatëve,ka thirrurkonferencë për media për ditën e hënë më 25 nëntor.