Peci shkarkon këshilltarin e tij pasi u shpall fajtor për falsifikim votash

E publikuar: 22/02/2023 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, e ka shkarkuar këshilltarin e tij, Enis Osmanin.

Kjo pasi Osmani e ka pranuar fajësinë për akuzën e falsifikimit e rezultateve të votimit. Ai është dënuar me 1 mijë e 500 euro.

Këtë e ka kofnirmuar vetë Peci gjatë një konference për media.

“Shumë shkurt, personi në fjalë nuk do të jetë pjesë e kabinetit prej muajit të ardhshëm”, ka thënë Peci, të mërkurën.