Peci revoltohet ndaj Musliut: N’daç gjuani me ujë, n’daç me plumba, nuk ka bir nëne që më ndalë

E publikuar: 21/12/2021 15:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Faton Peci

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka pasur një përplasje me deputeten e PDK-së, Ganimete Musliu, teksa po raportonte para Komisionit për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim, për çështjen e subvencioneve.

“N’daç gjuni më ujë, n’daç me plumba, nuk ka birë nane që e ndal Faton Pecin”, ka thënë Peci pas hedhjes më ujë nga deputetja Ganimete Musliu.

Sikur shihet në videon e Arbresh info, konflikti ka ardhur pasi ministri Peci po raportonte para deputetëve për çështjen e subvencioneve dhe i është drejtuar deputetes nga Drenica, duke i thënë se ajo e përfaqëson krimin.

“Ti përfaqëson gjuhën që përfaqëson krimin. Qajo pjesa e krimit në Ministrisë së Bujqësisë ka një mbështetje politike dhe kjo po i bjen që je ti ajo zyrtare që je në prapavijë”, ka thënë Peci.