Peci: Kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politike

E publikuar: 07/09/2022 12:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Osmani-Peci-Gervalla

Paralajmërimi se deputetja e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Listës Guxo, Doarsa Kica Xhelili se do të kaloj në Lidhjen Demokratike të Kosovës, ka nxitur reagimin e Faton Pecit nga ky subjekt.

Në një postim në Facebook, Peci ka thënë se kush synon tjetërsimin apo kontrabandimin e vullnetit të qytetarëve, i bashkohet atyre që janë pjesë e erës së përfunduar në politike.

Këtij teksti, ai ia ka bashkangjitur edhe një foto ku shihet edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla.