Peci: Lista “Guxo” as pro e as kundër shtyrjes së zgjedhjeve

E publikuar: 13/09/2021 23:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci thotë se Lista “Guxo” nuk ka qenë as kundër e as pro shtyrjes së zgjedhjeve.

“Në parim në nuk kemi qenë as pro as kundër shtyrjes së zgjedhjeve. Ne më shumë kemi qenë ithtarë të asaj që të kemi një konsensus të subjekteve politike”, ka deklaruar Peci në TV Dukagjini.

Zyrtari i Listës “Guxo” thotë se asgjë të keqe nuk ka që presidentja dha një mendim të bazuar në rekomandimin e IKSHPK-së.

Kujtojmë se subjektet politike opozitare kanë kundërshtuar shtyrjen e zgjedhjeve lokale, por kanë pranuar që të shkurtohet fushata zgjedhore.