Peci i fton për debat paraardhësit e tij në Ministrinë e Bujqësisë: Krejt ju bashkë, dorë për dore…

E publikuar: 27/09/2024 23:20
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, ka ftuar në debat publik të gjithë ministrat paraardhës në këtë dikaster.

Blerand Stavilecit, Memli Krasniqit, Nenad Rikallos, Dijana Zhiviqit dhe Besian Mustafës, Peci iu ka thënë që të caktojnë ditën, orën, studion, moderatorin e panelin.

“Të gjithë ju së bashku, dorë për dore…” shkroi Peci në thirrjen e tij, për të krahasuar punën në sektorin e bujqësisë.

“Çdo mandat është shquar për diçka, andaj le t’i kthejmë në kujtesë të gjitha shkollat qeverisëse dhe t’i ballafaqojmë faktet” ka thënë ministri.

Ky është postimi i plotë i tij:

Ftesë publike!

Në funksion të njoftimit të publikut me debate përmbajtësore, u bëj thirrje ish Ministrave të Bujqësisë, paraardhësve të mi:

Blerand Stavileci

Memli Krasniqi

Nenad Rikallo

Dijana Zhiviq dhe

Besian Mustafa

Ju thuajeni ditën, orën, studion televizive, moderatorin e panelin, të gjithë ju së bashku, dorë për dore…

Këtë debat e ftoj në funksion të ballafiqimit me të vërtetën dhe krahasimit të rezultateve të prekshme për fushat tematike të Qeverisë Kurti 2 në sektorin e bujqesisë!

Çdo mandat është shquar për diçka, andaj le t’i kthejmë në kujtesë të gjitha shkollat qeverisëse dhe t’i ballafaqojmë faktet.

Ju mirëpres!