PE voton pro liberalizimit të vizave, Haradinaj: Vendim i shumëpritur, radha të anëtarësohemi në KE

E publikuar: 18/04/2023 13:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka reaguar pas votimit për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Evropian.

Haradinaj ka falenderuar eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor.

“Lajm i mrekullueshëm nga Parlamenti Europian, që sot mori vendimin e shumëpritur për liberalizimin e vizave për Kosovën. Falënderim i veçantë për eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi meritor dhe për gjithë ata që kontribuan që ky proces të përmbyllet me sukses”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Haradinaj ka thënë se tani është momenti që Kosova të anëtarësohet në Këshillin e Evropës.

“Tani është momenti që Kosova po ashtu ta marrë sa më shpejt konfirmimin për anetarësim në Këshillin e Evropës dhe fillimin e Partneritetit për Paqe. Urime Kosovë!”, ka uruar Haradinaj.