PDK’ja largon nga lista një kandidat pasi nuk kaloi në procedurat e certifikimit

E publikuar: 21/01/2021 16:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se e ka hequr nga lista kandidatin për deputet që nuk e ka kaluar procesin e verifikimit, raporton Express.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, PDK’ja ka bërë me dije se do ta respektojë vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, duke larguar nga lista kandidatin që nuk i plotëson kushtet e parapara.
“Partia Demokratike e Kosovës do ta respektojë vendimin e KGJK-së, duke larguar nga lista kandidatin që nuk i plotëson kushtet e parapara, sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të publikuar në dhjetor të vitit 2020. Respektimi i plotë i normave që përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe aktet e tjera ligjore për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, janë kritere të domosdoshme për ta garantuar integritetin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

Komunikata e plotë:

Partia Demokratike e Kosovës ka ndjekur gjithmonë praktikën e moskandidimit të personave të dënuar apo të akuzuar për vepra të ndryshme penale. Kjo praktikë do të vazhdojë edhe në këto zgjedhje, pavarësisht lëshimit që është bërë në listën e dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.

Partia Demokratike e Kosovës do ta respektojë vendimin e KGJK-së, duke larguar nga lista kandidatin që nuk i plotëson kushtet e parapara, sipas aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të publikuar në dhjetor të vitit 2020.

Respektimi i plotë i normave që përcakton Kushtetuta e Republikës së Kosovës dhe aktet e tjera ligjore për zgjedhje të lira, fer dhe demokratike, janë kritere të domosdoshme për ta garantuar integritetin dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Kosovë.