PDK kërkon që zgjedhjet lokale të mbahen më 31 tetor

E publikuar: 02/06/2021 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka kërkuar që zgjedhjet lokale në Kosovë të mbahen më 31 tetor, raporton Ekonomia Online.“Ishim në një takim me presidenten Osmani, temë e takimit ishte mbajtja e zgjedhjeve lokale në vjeshtën e këtij viti.

Dua t’i them tri gjëra për këtë: Ne mendojmë që institucionet që merren me organizimin e zgjedhjeve do të duhej të kenë mjaftë kohë që procesi të jetë i përgatitur mirë, dhe kemi kërkuar që 31 tetori të jetë datë kur të mbahen zgjedhjet, meqë do të lejonte kohë për përgatitjen për zgjedhje”.

“Para se të merret vendimi për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve, kam kërkuar nga presidentja e vendit që të kompletohet me anëtarë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, dhe Partia Demokratike e Kosovës ta ketë edhe anëtari i dytë në KQZ”.