PDK kandidon Blerand Kadrijajn për kryetar të Deçanit

E publikuar: 22/08/2017 13:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Blerand Kadrijaj është kandiduar nga PDK’ja për kryetar të Deçanit, në zgjedhjet lokale që mbahen gjatë vjeshtës.

Kadrijaj është propozuar nga dega e PDK’së në Deçan, derisa të hënën këshilli drejtues i kësaj partie ka pranuar kandidaturën e tij, raporton Gazeta Express.

Deri më tash, në Deçan kandidatura për kryetar të komunës për zgjedhjet lokale të 22 tetorit është konfirmuar nga Bashkim Ramosaj i AAK’së. Partia e këtij të fundit ka drejtuar së fundi këtë qyteze, deri në dorëheqjen e Rasim Selmanajt pas zgjedhjes së tij deputet në Kuvendin e Kosovës.

Kandidati i PDK’së për Deçan, Blerand Kadriaj ka qenë këshilltar i ish-ministrit Besim Beqaj, në kohen kur ai drejtonte dikasterin e Zhvllimit Ekonomik në qeverinë që drejtohet nga ish-kryeministri Hashim Thaçi dhe PDK’ja. /GazetaExpress/.