PDK-ja, AAK-ja dhe Lista Serbe e bojkotojnë adresimin vjetor të presidentes në Kuvend

E publikuar: 17/12/2021 10:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Listës Serbe e kanë bojkotuar adresimin e presidentes Vjosa Osmani për fundvit.

Shefi i Grip[it Parlamentar, Abelard Tahiri tha se presidentja është treguar e paaftë për të ushtruar funksionin kushtetues të unitetit të popullit dhe “dështime të tjera sistematike”.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai ka renditur edhe arsyet, duke thënë se ajo i ka shërbyer agjendës politike të qeverisë dhe mazhorancës dhe se Osmani ka dështuar të shërbejë si përfaqësuese e unitetit të popullit.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, sot iu adresohet deputetëve të Kuvendit të Republikës të Kosovës me fjalimin vjetor.