PDK hap dyert për mërgatën, Memli Krasniqi: Po i presim vëllezërit dhe motrat tona

E publikuar: 19/07/2022 15:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me deputetët e kësaj partie në Kuvendin e Kosovës dhe me anëtarët e Komisionit për Organizimin e PDK-së në Mërgatë, po zhvillojnë takime me bashkatdhetarë në Selinë Qendrore të PDK-së.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi i ka falënderuar ata për vizitat në kuadër të Javës së Mërgatës.

“Në selinë e PDK-së, krahë hapur e zemrën plotë, po i presim vëllezërit dhe motrat tona nga mërgata. Faleminderit shumë për vizitën!”, shkruan Krasniqi.

Zyrat e PDK-së do të jenë të hapura për bashkatdhetarët deri të premten nga ora 9 deri në orën 17.