PDK e Podujevës ngushëllon familjen Kikaj dhe LDK-në

E publikuar: 19/05/2017 09:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dega e PDK-së në Podujevë me anë të një komunikate ka ngushëlluar familjen Kikaj dhe LDK-së për vdekjen e deputetit Agim Kikaj, mbrëmë pas mesnate.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin e vdekjes së parakohshme të ish deputetit të kësaj legjislature, Agim Kikaj, i cili punoi shumë për kauzën dhe çështjen e të mirës së vendit, andaj Kryesia e PDK-së, në Podujevë dhe kryetari Muhamet Latifi shprehë ngushëllimet e sinqerta familjes, subjektit që i ka takuar dhe mbarë shokëve e farefisit. Kujtimi për të do jetë përjetësisht i mirë”, thuhet në komunikatën e degës së PDK-së në Podujevë.