PDK e Nisma përmbyllin sot fushatën për kryetar të Drenasit

E publikuar: 16/12/2016 13:15
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia Demokratike e Kosovës dhe Nisma për Kosovën do të mbajnë sot tubimet përmbyllëse me qytetarë në balotazhin për kryetar të Drenasit.

PDK do të mbajt takimin në orën 17:00, në Sallën e Kulturës- Drenas.

Ndërsa, Nisma takimin përmbyllës me qytetarë do ta mbajë në ora 18:00 në ‘Hotel Nobel’, transmeton ‘Indeksonline’.

Në këto takime pritet të marrin pjesë liderët e partive.

Balotazhi zhvillohet më 18 dhjetor.

Në këto zgjedhje PDK nuk ka bërë asnjë koalicion, ndërsa Nisma ka bërë një serë marrëveshjesh përfshire edhe me kandidatin e pavarur, Xhavit Drenori./Indeksonline/