PDK e AAK e konsiderojnë Qeverinë Kurti si “Shkelëse të Kushtetutës”

E publikuar: 02/04/2023 09:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Deputet e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë akuzuar Qeverinë Kurti dhe si shkelës të Kushtetutës, shkruan Ekonomia Online.

Sipas tyre, pavarësisht që Gjykata Kushtetuese është duke i rrëzuar ato ligje pasi janë anti-kushtetues, qeveria po i konteston vendimet e saj, e të cilat po konsiderohen si të rrezikshme për demokracinë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se Kushtetutën e vendit janë duke e shkelur që nga presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e po ashtu edhe një pjesë e ministrave.

Berisha ka shtuar se kjo qeveri është duke ju mbivendosur të gjitha këtyre institucioneve publike.

“Nëse i referoheni vendimit ligjit të fundit të cilin e rrëzoj Gjykata Kushtetuese, atëherë unë ju sugjeroj që ta shihni këtë kundërshtim të ministres së drejtësisë që nuk është i pari reagim i saj që është ndesh me Kushtetutën. Ta shini pastaj që nga niveli i presidentes që është recidiviste në disa shkelej në Kushtetutë, është kryeministri, janë ministrat deri të kjo e fundit ministrja e drejtësisë, të cilët më këtë po tregojnë se të gjithë mekanizmat e funksionimi të shtetit dhe të institucionit më të lartë të mbrojtjes së ligjshmërisë dhe Kushtetutës, pra të drejtës së interpretimit të vendimeve politike dhe ligjore që e ka gjykata Kushtetuese, duan të ju mbivendosen, këta politikisht i janë mbivendosur të gjitha këtyre institucioneve dhe i shohin nga prizmi i kornizave partiake edhe vetë funksionimin e shtetit, institucioneve edhe ligjeve”, tha ai.

Berisha tha se Gjykatën Kushtetuese po dëshirojnë që të sjellin në një pozicion që duhet të marr vendime të imponuara nga politik, e që sipas tij kjo do ta defunksionlaizoj shtetin.

Ai theksoi se disa ministra të qeverisë Kurti po e kapin shtetin e që kjo sipas tij nuk ndodh as në vendet ku nuk ka demokraci dhe me këtë rast ai potencon se kjo sjellje e tyre është mendësi tipike komuniste

“Gjykatën Kushtetuese duan ta sjellin në një pozicion që duhet të marr vendime të imponuara nga politik bërja partiake. Kjo është trend i rrezikshëm, kjo do ta defukzionalizoj shtetin, ky reagim ndaj vendimeve të Gjykatës Kushtetuese që disa radhë, jo vetëm e kësaj ministre, por edhe të disa ministrave të tjerë tregon se këta po mundohen në këtë shkapjen dhe kapjen e re të shtetit ta bëjnë një kapje e cila nuk ndodh as në shtete ku ska fare as demokraci, as shtet ligjor. Pra po duan ta kthejnë në një shtet parti, ku partia pastaj e ka fuqinë e ndikimit edhe vendimarrjesë politike. Kjo është mendësi tipike komuniste. Rrezik më i madh për Kosovën se sa vetë ndonjë tendecë e sulmit nga Serbia është tendenca e instalimit të mendësisë neokumuniste nga këta debatikasit e ri që e përbejnë qeverinë”, tha ai.

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrija, ka thënë se praktik e Vetëvendosjes është që në emër të çkapjes se shtetit ta kapin atë. Sipas kjo qeveri ka kapur edhe bordet e institucioneve publike.

“Tendenca e kapjes së shtetit në emër të ç’kapjes po shihet tash se është praktikë e Lëvizjes Vetëvendosje, sepse kanë ardhur në pushtet në emër të ç’kapjes, në emër të luftimit të krimit dhe korrupsionit. Dhe në fakt nëse e shohim raportin e DASH-it, i cili potencon me plotë herë që e përsërit që në Kosovë ka krim dhe korrupsion po që nuk po luftohet nga qeveria dhe ne kemi rastet e njohura për publikun që ndoshta veç moralisht është dashur të dorëhiqen apo të shkarkohen në mënyrë që ti dhurojnë edhe udhe drejtësisë, por nuk po ndodh në këtë qeveri. Të mos flasim për kapjen e bordeve dhe krejt institucioneve të pavarura”, tha ajo.

Kadrijaj shtoi se ligjet e proceduara nga qeveri po shpallen anti kushtuese nga Gjykata Kushtetuese, ajo ka përmendur rastin e fundit të për Këshillin Gjyqësorë, ku sipas saj qeveri ka tendencë që të kap sistemin e drejtësisë.

“E kemi potencuar gjatë këtyre amendamenteve të këtyre ligjeve që janë anti kushtetuese, kemi potencuar gjatë debateve që e kemi bë në Kuvend, po megjithatë duke e ditur që qeveria e ka shumicën e votave në parlament i ka votuar dhe si tendencë e vetmja alternativ e opozitës ka qenë që ti dërgojë në Gjykatën Kushtetuese për Interpretim. Dhe po e shihni se Gjykata Kushtetuese po i kthen prapa si anti Kushtetuese këto ligje. Dhe e kemi rastin e fundit për Këshillin Gjyqësorë sepse është tendencë e kësaj qeveri që me e kap edhe sistemin e drejtësisë që është një sistem i pavarur që qeveri nuk guxon të ndikoj. Ne do ta monitorojmë punën e qeverisë edhe si deputet dhe si komisione parlamentare, do ta shikojmë punën e qeverisë me llup dhe nuk do të hezitojmë që ta bëjmë publike”, tha ajo.