PBB-ja mesatare për frymë e Kinës pritet t’i afrohet standardit të vendeve me të ardhura të larta

E publikuar: 14/12/2021 09:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në konferencën vjetore ekonomike të Kinës 2021-2022 të zhvilluar ditët e fundit, nëndrejtori i zyrës së Komisionit Qendror të Financave Han Wenxiu u shpreh se në vitin 2021, Kinë zë vend udhëheqës në botë për zhvillimin ekonomik e kontrollin e pandemisë, dhe parashikohet se PBB-ja e Kinës do të rritet rreth 8%.

Han Wenxiu vuri në dukje: “Disa institucione e ekspertë parashikojnë se, në vitin 2021, PBB-ja e Kinës do të rritet rreth 8 %, duke i kaluar 110 trilionë juanët. Njëkohësisht, PBB-ja mesatare për frymë parashikohet t’i kalojë 12 mijë dollarët, duke u afruar me standardin e vendeve me të ardhura të larta të përcaktuar nga Banka Botërore. Sivjet, rritja e çmimit të konsumit të banorëve ishte nën 1 %, janë shtuar mbi 12 milionë vende të reja pune në qytete dhe shkalla e papunësisë ka ruajtur nivelin e ulët rreth 5%. Mund të thuhet se Kina ka ruajtur rritjen e shpejtë, inflacionin e ulët dhe punësimin e lartë.”

Han Wenxiu shtoi se, në vitin 2021, me gjithë goditjen e pandemisë së COVID-19, eksportet kineze vazhduan të rriten shpejt dhe përqindja e tyre në tregtinë globale ka shënuar rekord të ri të lartë. Treni i mallrave Kinë-Europë ka luajtur rol të rëndësishëm për mbrojtjen e qëndrueshmërisë së zinxhirit global të furnizimit, për sigurimin e materialeve antipandemike dhe për ruajtjen e qëndrueshmërisë së çmimit global të mallrave.