Pasuria e deklaruar e Adriana Matoshit, kredia dhe të hyrat mujore

E publikuar: 28/06/2021 12:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aktorja e njohur, Adriana Matoshi, e cila është zgjedhur deputete në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit, përveç pagës që q merr nga Kuvendi dhe parave nga roli i saj në një serial, ka deklaruar se nuk ka ndonjë pasuri tjetër në emrin e saj. Ajo ka deklaruar se ka marrë një kredi në njërën nga bankat në Kosovë.

Në Agjencinë Kundër Korrupsionit, Matoshi ka deklaruar një shtëpi 66 metra katror në vlerën e 400 mijë eurove, e cila thotë se është e trashëguar që nga viti 1957 dhe që është në emër të prindërve të saj.

Deputetja e LVV-së e ka deklaruar edhe një veturë, që gjtihshtu thotë se është e prindërve të saj dhe se kushton 3 mijë euro.

Matoshi ka deklaruar se merr 3 mijë e 547 euro në muaj, 1 mijë e 549 euro nga paga e deputetes, 1 mijë nga roli i saj në një serial, si dhe 1 mijë euro të tjera nga lokali Dar Tea Room në Prishtinë. Të ardhuart si kompensim për rolin në serial, Matoshi ka thënë se nuk janë fikse dhe se varen nga angazhimi i saj.

Ndërsa prindërit e saj thotë se marrin nga 400 euro në muaj nga qiraja e lokalit të shtëpisë.

Matoshi nuk ka deklaruar se mban para në ndonjërën nga bankat e vendit dhe as nëse posedon aksione në ndonjë kompani.

Ajo ka deklaruar se ka marrë një kredi në vlerën e 1 mijë eurove në njërën nga bankat, të cilës detyrohet t’ia kthejë paratë brenda një viti.

Matoshi, në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 14 shkurtit ka arritur t’i mbledh 10,403 vota.