Pasi Borell shpalli marrëveshjen, Lajçak falënderon menjëherë Escobarin

E publikuar: 27/08/2022 18:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi Kosova dhe Serbia kanë arritur një marrëveshje për dokumentet, emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak e ka falënderuar të dërguarin e posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për angazhimin në dialog.

Përmes një shkrimi në Twitter, Lajcak e falënderon Escobarin për mbështetjen dhe angazhimin e diplomacisë amerikane në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Falenderoj Gabriel Escobar dhe diplomacinë amerikane për angazhimin e tyre të fortë në mbështetje të dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, shkroi Lajcak.

Ndryshe, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme, Josep Borrell ka bërë të ditur se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për dokumentet identifikuese. Serbia ka vendosur të pranojë dokumentet kosovare, me këtë rast duke u hequr pengesat për lëvizje të lirë për kosovarët