Pas vendosjes së Drenasit në zonë të kuqe, Lladrovci ka disa fjalë për qytetarët

E publikuar: 04/12/2020 19:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, sot ka kërkuar për shtim të kujdesit, si dhe zbatim të masave në fuqi për parandalimin e koronavirusit.

Ky apel i parit të Drenasit erdhi pasi, përgjatë ditës së sotme, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njoftoi përmes një konference se në mesin e komunave që do të jenë pjesë e zones së kuqe do të jetë edhe Drenasi.

Tutje, ai ka përmendur edhe masat që vlejnë për këtë komunë.

Postimi i plotë:

Qytetarë të komunës së Drenasit,
Shtoni kujdesin! Zbatoni masat anti Covid dhe respektoni vendimin e nivelit qendror.
Nga sot, komuna jonë i takon komunave me rrezik të lartë të infeksionit!
Ministri i Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, ka nënshkruar vendimin që komuna e Drenasit, të kalojë nga kategoria e rrezikut mesatar, në kategorinë e komunave me rrezik të lartë.
Ky vendim vije pas vlerësimit dhe rekomandimit të IKShPK, në pajtim me rastet e infektimeve me virusin Covid 19, për 100 mijë banorë.
Qytetarë të nderuar,
Virusi vdekjeprurës është më i pranishëm këtë javë në komunën tonë se sa javët e mëparshme.
Andaj, kërkoj nga ju të respektoni plotësisht masat anti Covid, si dhe zbatoni vendimin për kufizimet e lëvizjes nga ora 19:00 deri në ora 5:00, me përjashtim të kategorive të përcaktuara në vendim.
Bartni maskën!
Ruani distancën!
Mbani higjienën!