Pas tërmetit tragjik, Rama i drejtohet Bashës: Është koha e bashkimit!

E publikuar: 30/11/2019 16:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i bën thirrje opozitës që të ulen pa humbur kohë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete për situatën pas tërmetit.

Në një postim në Twitter kryeministir Edi Rama i drejtohet Bashës, ku i thekson se duhet të ulen në tryezë për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë.

E SPONSORUAR

Fondi për Inovacion hap thirrjen e tretë për bizneset nga Kosova
MËSO MË SHUMË
“U bëj apel forcave opozitare të ulemi pa humbur kohë në tryezë për të dëgjuar idetë dhe propozimet e tyre konkrete. Në këto rrethana të jashtëzakonshme duhet mbiprodhim energjish pozitive për fatkeqët që kanë humbur gjithçka e mbarë popullin që meriton përkujdesje psikologjike.

Lulzim Basha është koha e bashkimit konkret sepse vetëpërmbajtja në fjalor, sado e mirëseardhur është krejt e pamjaftueshme! Të ulemi për shqiptarët dhe t’u japim mesazhin e qetësisë, durimit, sigurisë se askush nuk do të jetë vetëm në këtë luftë për mbijetesë. Unë jam gati!

Për çdo gjë ka një kohë nën këtë qiell; një kohë me lind e një kohë me vdek; një kohë me i mledh e një kohë me i largu gurët;një kohë me rrëzu e një kohë me ngrit;një kohë me fitu e një kohë me hum;një kohë me u luftu e një kohë me u paqtu..Kjo është koha me u ftillu”, është shprehur Rama në Twitter.