Pas takimit me Kurtin e Vuçiqin, Borrell do të deklarohet për media

E publikuar: 02/05/2023 18:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot në Bruksel në ora 18:00 me orën lokale në Bruksel, dhe 19:00 në Kosovë, do të mbahet takimi mes Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuyçiq, i thirrur nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell.

Pas takimit trilateral, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell do të mbajë konferencë për media.

Kështu ka bërë të ditur në faqen zyrtare, Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme.

Përveç tyre, pjesë e këtij takimi të nivelit të lartë do të jenë edhe I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, si dhe I Dërguari Special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Siç ka njoftuar Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme, në tavolinë janë dy tema, draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe Deklarata për Personat e Zhdukur.

Nga takimi në Ohër kanë kaluar 45 ditë dhe në atë të sotmin do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes së arritur atje.