Pas refuzimit të paraqitjes në policinë e EULEX-it, avokati Gashi pranon email nga Gjykata Speciale

E publikuar: 01/10/2020 12:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati Tomë Gashi, i cili së fundmi është angazhuar si avokat i OVL e UÇK-së, ka njoftuar se sot ka pranuar një email nga gjyqtari i Gjykatës Speciale, Nikollas Guillou.

Gashi thotë se kjo email ka ardhur pas refuzimit të tij dhe se sekretarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku që të shkojnë në zyrat e policisë së EULEX-it në Fushë Kosovë.
“Më është urdhëruar, si përfaqësues i organizatës të veteranëve të UÇK-së, për vendimin të datës 25 Shtator 2020, ku kërkon nga OVL-UÇK të informoj Zyrën e Prokurorit të Specializuar nëse merr ndonjë informacion konfidencial ose jopublik të TFHS-së, ZPS-së ose Dhomave të Specializuara dhe të mos shpërndajë asnjë prej këtyre materialeve konfidenciale”, ka shkruar Gashi në Facebook.

Avokati Gashi ka theksuar se ky vendim është tentativë për të legjitimuar arrestimin e kryetarit dhe nënkryetarit të OVL e UÇK-së, dhe sipas tij kjo vërteton se pubilikimi i dokumenteve të deritanishme janë të Gjykatës Speciale.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Gjykata speciale duhet pak te disiplinohet dhe te mos beje spektakle pa nevoje, siç beri me arrestimin e z.Nasim Haradinaj dhe z.Hysni Gucati.
Pas refuzimit te djeshem qe pa ftese, vetem me nje thirrje telefonike, pa dhene sqarime, se per çfare po na ftojne, dhe ne çfare cilesie une dhe z.Klinaku kemi refuzuar qe te shkojme ne zyrat e policise se Eulexit ne Fushe Kosove.
Pas insistimt tim per takim qe me hetues te prokurorise speciale, apo zyrtare te Gjykates Speciale te takohemi ne zyrat e OVL te UÇK-se, apo ne zyren time, dhe pas refuzimit te tyre sot kam pranuar nje email nga gjyqtari i Gjykates Speciale z. Nikollas Guillou i leshuar me kerkese te prokurorit Jack Smith me te cilin :
– Më eshte urdheruar, si perfaqesues i organizates te veteraneve te UÇK-se, per vendimin te dates 25 Shtator 2020, ku kerkon nga OVL-UÇK te informoj Zyren e Prokurorit te Specializuar nese merr ndonje informacion konfidencial ose jopublik te TFHS-se, ZPS-se ose Dhomave te Specializuara dhe te mos shperndaje asnje prej ketyre materialeve konfidenciale.
Ky vendim eshte tentativ per te legjitimuar arrestimin e kryetarit dhe nenkryetarit te OVL te UÇK-se, kjo verteton se publikimi i dokumenteve te deritanishme jane te Gjykates Speciale.
Z. Gucati dhe z.Haradinaj jane arrestuar me daten 25 shtator 2020,ndersa Gjykata Speciale ka mandat vetem per krimet e luftes dhe krime te tjera periudhen kohore 1998 – 2000.
Me qene se vendimi eshte i dates 25 shtator 2020, ndersa arrestimet jane kryer me 25 shtator.Mbajtja e Nasim Haradinaj dhe z.Gucati eshte e kunderligjshme dhe ata duhet te lirohen menjehere.
Deri me 25 shtator publikimi i dokumenteve nga OVL -UÇK nuk mund te konsiderohet i jashtligjshem.
Prokuroria speciale ne Hage duhet ta hetoj vetveten dhe Gjykaten Speciale, se si kane rrjedhur keto dokumente.
Rrjedhja e ketyre dokumentave nga Gjykata Speciale/Prokuroria Speciale tregon se sa serioze eshte kjo gjykate dhe kjo prokurori qe i akuzon vetem pjestaret e UÇK-se, por nuk i akuzon zyrtaret e vet per skandal te krijuar nga vet ata ! /Telegrafi/