Pas Ramës edhe Saimir Tahiri u kthehet gazetarëve: Pse qëndroni këtu?

E publikuar: 25/10/2017 14:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Pasi Edi Rama në gjendje të rëndë mendore sulmoi gazetarët pas seancës së sotme plenare, ku u rrëzua kërkesa e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për arrestimin e ish-ministrit të Brendshëm, edhe Saimir Tahiri është ndjerë i shqetësuar nga mediat.

Pasi ka lënë sallën e Parlamentit, pas fjalës së shkurtër drejtuar kolegëve, deputeti Saimir Tahiri i është drejtuar banesës së tij.

Por aty ka vënë re praninë e kamerave dhe gazetarëve, që në fakt për shkak të ndjeshmërisë së madhe publike që ka kjo çështje, kanë qenë në raportim të vazhdueshëm.

E me sa duket ky fakt e ka shqetësuar jo pak ish-ministrin, i cili u ka kërkuar gazetarëve të mos qëndrojnë para shtëpisë, pasi shqetësojnë familjen e tij.

“Pse rrini këtu akoma? Nuk kam asgjë për të folur”, u tha Tahiri gazetarëve.