Pas kalimit të Ligjit për Rimëkëmbje, VV fton konferencë të jashtëzakonshme

E publikuar: 04/12/2020 14:39
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lëvizja Vetëvendosje ka paralajmëruar sot një konferencë të jashtëzakonshme për media, raporton Gazeta Express.

Në partinë e Albin Kurtit nuk kanë treguar se për cfarë teme do të flasin apo kush do të deklarohet para mediave.
Të njejtët kanë bërë publik vetëm orën e konferencës.

“Në orën 14:45 te Kuvendi i Kosovës, Lëvizja mban konferencë për media. Ftojmë mediat ta përcjellin”, ka shkruar Arlind Manxhuka nga zyra për media e LVV-së në një shkrim në Facebook.

Kjo konferencë vjen pak minuta pasi në Kuvend ka kaluar Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike.